LAJM I FUNDIT/ E rëndë në Fier, plagoset me thikë një 16-vjeçar. Policia në kërkim të autorit të ngjarjes
Një djalë 16 vjeçar ka mbetur i plagosur rreth orës 19 e 30 më afërsi të vendit të quajtur ‘Zogu i Zi” në Fier. Lajmi konfirmohet si nga qytetarë që kanë parë ngjarjen ashtu edhe nga burime zyrtare të drejtorisë së policisë vendore në Fier.
Sipas burimeve paraprake të informacionit i plagosuri 16 vjeçar është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier ku bluzat e bardha po i japin mjekimin dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia sa ka marr lajmin ka shkuar tek vendi i ngjarjes ndërkohë që postblloqe policie janë ngritur në hyrje daljet e qytetit për të bërë të mundur ndalimin e autorit të ngjarjes, i cili mundi të largohet pasi kreu plagosjen me thikë, pohojnë burimet paraprake policore. Ende nuk dihen se cili ka qenë motivi i plagosjes sikundër deri tani nuk dihet se cili është autori dhe çfarë lidhjesh ka me të plagosurin 16 vjeçar.
NJOFTIM I POLICISË FIER:
Plagosi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e 16-vjeçarit.
Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Zogu i zi”, Fier, dyshohet se një shtetas 16 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatarin e tij 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.