KRONIKË
Seanca gjyqësore ndaj Jamarbër Malltezit dhe Fatmir Bektashit, trupa gjykuese tërhiqet për vendimin
Trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin për Jamabër Malltezin dhe Fatmir Bektashin. Malltezi ka dalë sot para gjykatës nën akuzat për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, e po për të njëjtat akuza edhe Bektashi.
Në seancën me dyer të mbyllur, Malltezi është duke kundërshtuar akuzat, po ashtu edhe Bektashi.
Seanca nisi fillimisht në orën 13:30 të ditës së sotme, por u shty më pas për 2 orë, për shkak se gjykatësit kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.