Lajmi për përdhunimin e 26-vjeçares në Vlorë, pronari i televizionit kërcënon gazetaren Afrovita Hysaj
Disa ditë më parë në qytetin e Vlorë policia zbuloi një rast abuzimi të një 26-vjeçareje, e cila ishte droguar nga 3 persona dhe më pas ata kishin kryer marrëdhënie me forcë me të. Pas përdhunimit të 26-vjeçares, personat janë larguar duke e lënë vajzën pa ndjenja jashtë një hoteli në Vlorë.
Lidhur me këtë ngjarja gazetarja e Fax News, Afrovita Hysaj, referuar edhe burimeve zbuloi se kishin qenë 4 persona dhe jo 3 që kishin marrë pjesë në këtë ngjarje tronditëse.
Njëri prej tyre ishte i biri i një pronari televizioni në qytetin e Vlorës. Pas denoncimit të gazetares, babai i një prej të dyshuarve për përdhumin dhe njëherësh pronari i televizionit ka kërcënuar gazetaren Afrovita Hysaj.
“Je në gjak me mua”- e ka kërcenuar personi në fjalë gazetaren Hysaj.
Ndërkohë dhe website i këtij televizioni ka përdorur një gjuhë fyese ndaj gazetares me etiketime denigruese. Ndaj kësaj ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve shqiptarë duke e konsideruar një akt të rëndë.