KRONIKËVIDEO

E dehur duke u tërhequr zvarrë shkallëve, momenti kur e reja nga Vlora futet në hotel


Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

859292882420054

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Emisioni investigative “Piranjat” ka publikuar një pjesë nga momenti ku vajza nga Vlora, e cila u përdhunua disa ditë më parë nga tre të rinj, shihet teksa futet në ambientet e hotelit. Nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë të hotelit 26-vjeçarja shfaqet teksa merret për krahu dhe futet në hotel nga një person, i cili dyshohet se nuk është i dashuri i saj.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

E reja dukshëm nuk është në gjendje të mirë dhe e paaftë për të vepruar apo kryer diçka me miratimin e saj.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Emisioni do të transmetohet të premten në Syri TV dhe mund të ndiqni pamjet si dhe dëshminë e plotë të 26-vjeçares, lidhur me këtë ngjarje që ka shokuar përgjatë ditëve të fundit jo vetëm Vlorën, por të gjithë vendin.

Ndërkohë, më herët u bë  publike dhe një pjesë e dëshmisë së të resë ku tregonte dinamikën dhe gjithçka që ndodhi mbrëmjen e së shtunës dhe në orët e para të së dielës. 26-vjeçarja pranoi se është përdhunuar nga tre të rinjtë, të cilët kur humbi ndjenjat e nxorën nga hoteli dhe e hodhën në rrugë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

“E vërteta është kjo: Unë e di që nuk kam vajtur me dëshirë me këtë persona, sepse isha me një person. Ndërkohë, ai ka sjell shokët e tij më pas. Nuk i fal këtë persona sepse çdo gjë ma kanë bërë pa dëshirën time”, tregon ajo.

Togat e zeza të Vlorës morën në dorëzim dosjen nga Prokuroria dhe në seancën për caktimin e masave të sigurisë, ka lënë në fuqi “Arrest me burg” për Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri dhe Gntjano Mehmeti. Ky i fundit ndodhet në arratisë bashku me një tjetër shtetas me ininciale V.K, 36 vjeç.

Related Articles

Back to top button