AKTUALITET

31.5% e mjeteve “ngelin në klasë”, rritet norma e makinave që nuk kalojnë testin e kontrollit teknik


Sipas raportit të publikuar nga DPSHTRR, raport ky që i referohet periudhës Janar-Shtator 2023 mbi kontrollin teknik të mjeteve, rezulton se i janë nënshtruar testimit 186,174 mjete gjithsej, ku 31.5% nuk e kaluan testin e kontrollit teknik. Krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë është shënuar një rritje e numrit të mjeteve që nuk kanë kaluar testimim. Përgjatë periudhës Janar-Shtator të vitit 2022 nuk e kaluan testin 30.7% e mjeteve, pra rritja shënohet me 0.8 pikë përindje.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Scan Intel” ka analizuar mjetet e testuara gjatë kësaj periudhe sipas tipit të tyre ku rezulton se janë paraqitur për testim rreth 147 mijë automjete, 21 mijë kamionë, 9 mijë motomjete, 5 mijë autobusë, 4 mijë rimorkio dhe 750 mjete ndërtimi. Sipas llogaritjeve konstatojmë se peshën më të madhe e zënë kategoritë “Automjete” dhe “Kamion” përkatësisht me 79.1% dhe 11.1%.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Raporti gjithashtu vë në dispozicion të dhëna mbi mjetet që janë refuzuar, ritestuar apo janë në pritje për t’u paraqitur, ku rezulton se 121 mjete janë refuzuar për shkak të problematikave me odometrin, 55,763 mjete janë ritestuar pas rregullimeve që kanë kryer, dhe 2,814 mjete janë në pritje për t’ju nënshtruar ritestimit. Ndërkohë, si arsye kryesore të refuzimeve renditen: defekti visual, sistemi i shkarkimit të gazrave, sistemi i drejtimit dhe sistemi i frenimit, ku shprehur në përqindje 46%, 29%, 12% dhe 13% e mjeteve totale kanë hasur problematikat e mësipërme.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Testimi i mjeteve është shpërndarë në qarqe të ndryshme të vendit, ku 34% e testimeve janë realizuar në Tiranë, më pas renditet Durrësi me 13.6%, Fieri me 10% dhe Shkodra me 7%. Ndërkohë më pak testime janë kryer në qarkun e Kukësit , Gjirokastrës dhe Dibrës përkatësisht 2.4%, 2.2% dhe 1.9%. Shifrat tregojnë se 4,500 mjete në moshë mesatare mbi 22 vjeçare janë të çrregjistruara përgjithmonë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button