POLITIKË

“Ky është fundi”/ Ish i burgosur politik paralajmëron Sali Berishën: Nuk ke parë gjë akoma


Daut Gumeni, ish i burgosur politik, i ftuar në Shqip komentoi zhvillimet e fundit në vendin tonë. Zoti Gumeni u shpreh që Sali Berisha, duhet të paraqitet në gjykatë, të vërtetojë pafajësinë nëse mendo se nuk ka faj për akuzat që rëndojnë mbi të.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Por sipas Gumenit, sapo kanë filluar akuzat, mbas këtyre do të vijnë të tjera dhe ky është vetëm fillimi për rrugëtimin e Berishës në procese gjyqësore.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Berisha si politikan e ka plotësuar ciklin me kohë. Ai shpartalloi partinë e tij për interesa personale, e bëri fërtele partinë. Bëri detyrën më të lartë të këtij vendi në politikë, president, kryeministër, dhe ka 33 vjet që shin si t’i teket. Por tani thotë nuk pranoj ta shkel Kushtetutën. E thotë këtë ai që i thoshte Kushtetutës kur u miratua, pasaporta e socialistëve, ose e Mark Avdisë. Nuk është e keqja se ai punon keq për vete, se atë po e paguan ai, por ai i di shqiptarët për budallenj.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

E thirrën në Gjykatë, nëse ai e di vetën për të pafajshëm, të paraqitet, se është turp ta marrë vesh bota që ish-presidenti dhe ish-kryeministri i vendit nuk pranon të vejë ne gjykatë. Nuk e lë njeri të komandojë Berishën. Se për dollarë futen në luftë ata të tjerët që bënë reformën në drejtësi. Si dreqin e lënë Berishën të bëjë sehir?

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Nëse ke të drejtë, që të sulmojnë politikisht, shko në gjykatë, dërrmoi politikisht dhe ti ata që thua se të kanë sulmuar politikisht. Por do vijë një ditë që do paguhen zullumet. Por ky është vetëm fillimi sepse sa ka filluar akuza. Mbas asaj mund të vijnë të tjera.

Tani janë shumë pak nga ata që hidhen si zorra në prush e thonë: si mund të akuzohet ai. Drejtësia akuzon këdo, nëse je i pafajshëm shkon atje dhe vërteton pafajësinë.”, u shpreh zoti Gumeni.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”


Related Articles

Back to top button