POLITIKË

Gjykata e Posaçme miraton masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, dy avokatet heqin dorë nga mbrojtja

Gjykata e Posaçme ka miratuar masën e sigurisë ndaj ish-kryeministri Sali Berisha. Kështu Berisha është nën masën “Detyrim paraqitje” si dhe i ndalohet dalja jashtë shtetit deri sa të përfundojnë hetimet.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Dy avokatët e caktuar nga GJKKO për të mbrojtur Berishën nuk kanë pranuar të marrin përsipër mbrojtjen e ish-kryeministrit. Ndërkohë Gjykata ka caktuar një avokate tjetër për Berishën. Burime për Fax News bëjnë me dije se do të jetë Valentina Teodoresku, si avokate kryesisht.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Ditën e djeshme, dy avokatët e Berishës, Gjokutaj dhe Mëngjesi braktisën seancën pasi kërkesat e tyre për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nuk u morën parasysh.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Më pas GJKKO caktoi Artan Simonin si avokat kryesisht. Kur këtij të fundit iu gjet një status në rrjetet sociale ku bënte ironi me Berishën u vendos dhe largimi i tij.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Dy avokatet e tjera të caktuara sot nuk morën përsipër mbrojtjen dhe tani është rradha e Teodoreskut.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"


Related Articles

Back to top button