AKTUALITET
Artan Hoxha zbardh prapaskenat e forta: Strategjia që po ndjek ish-kryeministri në përballjen me drejtësinë është e njëjta me…
Gazetari Artan Hoxha thotë se Sali Berisha po ndjek të njëjtën strategji që ndoqi Dritan Dajti në përballjen me drejtësinë.
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Bersha po informohet mbi dosjen dhe po jep përgjigje publikisht pa shkuar në gjykatë.
Nga momenti që iu komunikua, nuk pranoi të marrë njoftime.
Dritan Dajti ka mbajtur kështu një proces ekzemplar. Ditën e parë nuk e dinte çfarë kishin shkruar dhe dha përgjigje për gjëra që nuk i kishin parë.
Tani lexon pikat e dosjes dhe del e jep përgjigje. Po bën gjyq publik.