KRONIKË

E motra iu përdhunua nga 4 persona, flet vëllai i saj: Nëse shteti i fal, unë s’i fal!

VLORË- Vëllai i vajzës 26-vjeçare e cila u përdhunua nga katër persona në Vlorë ka folur për ngjarjen e rëndë. Në një intervistë për Euronews Albania, vëllai tha se edhe pse në fillim në njoftimin zyrtar policia tha se bëhej fjalë për tre persona, ata ishin katër persona.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Vëllai i viktimës u shpreh se nëse shteti do ua falë këtë vepër atyre personave ai vetë nuk ka për t’ua falur kurrë.  “Ata janë katër persona, nuk janë tre persona dhe nëse shteti i fal, nuk i fal unë. Nëse shteti apo gjykata do i falë, unë nuk i fal”,-tha ai. Vëllai i viktimës tha se ai kishte dyshime për mënyrën se si po bëhej hetimi pasi ekspertiza mjeko-ligjore u bë shumë vonë. “Ekspertiza mjeko-ligjore i është bërë pas 5 ditësh, ndërkohë që duhet t’i bëhej brenda 72 orëve,” – u shpreh vëllai i vajzës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Vëllai i viktimës së përdhunimit tha se motrës së tij i kishin shkuar në spital për ta kërcënuar që të heqë denoncimin. “Nuk e di kush ka vajtur te spitali dhe ka bërë kërcënim. Motra më tha që kishte shkuar nëna e njërit prej djemve për të hequr denoncimin. Pas zonjës, ka shkuar edhe një zotëri, i cili e ka kërcënuar motrën në spital”, tha ai.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button