Aksident i rëndë në Lushnjë, makina përplas për vdekje këmbësorin
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën në Bypassin e Lushnjes, ku një person rreth 65 vjeç ka humbur jetën për pasojë.
Mësohet se viktima, ende i paidentifikuar është përplasur nga një automjet tip Toyota e cila drejtohej nga 28- vjeçarja, teksa tentonte të kalonte rrugën.
Fier/Informacion paraprak
Më datë 29.10.2023, në aksin rrugor Plug-Saver, shtetasja A. J., 28 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka askidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtueses së automjetit i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e 65-vjeçarit që humbi jetën.