Forca të shumta policie kanë blinduar mbrëmjen e sotme qytetin e Fierit, duke kryer kontrolle të befasishme në rrugët e qytetit.
Uniformat blu dhe forcat “Operacionale” kanë zbritur në terren duke ndaluar pjesën më të madhe të automjeteve në qarkullim e duke kontrolluar imtësisht mjetet, drejtuesit e tyre dhe pasagjerët.
Ndërsa uniformat blu nuk kanë shmangur kontrollet fizike edhe në brendësi të qytetit.
Mësohet se për verifikim janë shoqëruar në komisariatin e Fieri disa automjete dhe drejtuesit e tyre, ndërsa prani e shtuar e policisë është vënë re edhe në hyrje-daljet e qytetit.