FIERI YNË TV

Blegtoria do punëtorë/ Blegtori fierak ka punë dhe treg, por do njerëz


Leonard Buzi nga fshati Kallm i Madh në Fier, sot është një ndër blegtorët më aktivë të zonës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

50-vjeçari ka filluar të mbarështojë lopë 20 vjet më parë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

E nisa këtë punë së bashku me babain tim vetëm me 3 krerë lopë dhe për çdo vit e kam rritur numrin  duke ruajtur dhe shtuar numrin e gjedhëve dhe sot kam arritur ne 20 krerë, dhe te gjitha janë në prodhim për qumësht.“- shprehet blegtori Leonard Buzi.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Leonardi tregon se çdo ditë arrin të grumbullojë rreth 300 litra qumësht që e shet me çmim të kënaqshëm në fabrikat e përpunimit që ndodhen jo vetëm në zonat përreth, por edhe më gjerë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Për të bërë të mundur sigurimin e bazës ushqimore për bagëtitë , kam marrë  me qira rreth 13 hektarë toka, ku kryesisht kultivoj misër, jonxhe dhe  foragjere të tjera duke siguruar kështu ushqim për gjedhët për gjithë vitin”.

Përfitues i skemave ndihmëse të qeverisë për karburantin dhe subvencionet për blegtorinë, fermeri synon rritjen e numrit të  krerëve, por e ka të pamundur pasi i vetëm me familjen nuk mund t’ia dalë, sepse i duhet fuqi punëtore dhe në zonë gjetja e punëtorëve sa vjen dhe bëhet më e vështirë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”


Related Articles

Back to top button