Kishte humbur kontaktet me familjarët që dje, gjendet i pajetë i moshuari
Familjarët e shtetasit D. B., 80 vjeç, raportuan në Komisariatin e Policisë Tropojë, se ky shtetas, banues në fshatin Kojel, kishte dalë në bjeshkët e Pojanit dhe nuk ishte kthyer në banesë.
Gjatë kontrolleve të shërbimit të Policisë, është gjetur trupi i pajetë i 80-vjeçarit. Në trupin e tij nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune.
Grupi hetimor po vijon hetimet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së shtëtasit D.B.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.10.2023, në Komisariatin e Policisë Tropojë kanë njoftuar familjarët e shtetasit D. B., 80 vjeç, banues në fshatin Kojel, se ky shtetas kishte dalë në bjeshkët e Pojanit, që ditën e djeshme dhe nuk ishte kthyer më në banesë.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kontrollet, në bashkëpunim me banorët e zonës, për gjetjen e shtetasit D. B.
Gjatë kontrolleve, në bjeshkët e Pojanit, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit D. B.
Gjatë këqyrjes paraprake në trupin e këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së shtetasit D. B.