POLITIKË

“Barrikadë” me karrige/ Sokolaj: Zhvillimet në parlament, për shkak të hetimeve të SPAK ndaj Berishës


Gazetari Trashgim Sokolaj thotë se tensionet e shkaktuara në parlament nga deputetët e opozitës, të cilët vijuan edhe seancën plenare të së enjtes, kanë ardhur për shkak të hetimeve të SPAK ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, por edhe për shkak të problematikave të brendshme të opozitës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Sokolaj u shpreh se është e pritshme që politika të ketë nervozizëm, pasi nuk ka ndodhur më parë që një ish kryeministër dhe persona të tij të afërt, të vendosen nën akuzë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndër të tjera, Sokolaj deklaroi se nëse Berisha nuk do të paraqitet në gjykatë më 6 nëntor, prokuroria duhet t’i kërkojë parlamentit autorizim për shoqërim të detyrueshëm të tij.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Këto ngjarjet në parlament, nuk janë të parat. Unë i shikoj të lidhura me dy fenomene. Së pari, duhet të them që parlamenti ka 3 javë që nuk zhvillon seanca normale. Ka filluar me incidente më të vogla rreth 3 javë më parë, kur u pengua foltorja dhe u pengua zhvillimi normal i seancës. U pasua kjo seancë me një përjashtim të deputetëve të opozitës. U rikthyen në parlament në seancën pasuese dhe ka kulmuar ditën e sotme. Këtë lloj zhvillimi e shoh të lidhur me dy momente. Momenti i parë, është një problematikë që opozita ka brenda vetes së saj, pas një procesi dy vjeçar përplasje të brendshme, mes grupimeve dhe fraksioneve të zotit Basha, zotit Bardhi dhe të Rithemelimit, të cilët pretendojnë të marrin drejtimin e opozitës. Kemi një afrim të zotit Bardhi me zotin Berisha, por nga ana tjetër, kemi një rikthim aktiv në skenën politike të Lulzim Bashës. Momenti i dytë me të cilin unë i lidh këto zhvillime në parlament, janë hetimet e SPAK ndaj ish kryeministrit Berisha.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Nuk është zoti Berisha ai që i bën këto klasifikime ligjore, këto janë pjesë e një retorike politike, është e pritshme një lloj nervozizmi i politikës ndaj këtyre zhvillimeve të cilat nuk kanë ndodhur asnjëherë në Shqipëri. Kemi një kryeministër dhe disa persona të rrethit të afërt të tij, të cilët janë vendosur nën akuzë. Kjo është hera e parë që po ndodh, SPAK ka hyrë në fazën ku është duke përmbushuar atë mision për të cilin u krijua.

Misioni për të cilin u krijua SPAK është, të hetojë krimin e jakave të bardha, pra korrupsionin e nivelit të lartë dhe të hetojë edhe krimin e organizuar. Kemi parë që SPAK ka filluar ta bëjë këtë gjë. Duke pasur një person i cili ka deklaruar publikisht që nuk do ta zbatojë vendimin e gjykatës, në këtë rast, prokuroria duhet t’i kërkojë parlamentit, edhe autorizim për shoqërim të detyrueshëm”, theksoi ai.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ndërsa, gazetari Kujtim Topuzi shprehet se aksioni i opozitës, lidhet me marrjen si person nën hetim të ish kryeministrit Sali Berisha.

“Në fakt, është e qartë që pjesa më e madhe e mediave janë përqëndruar te zhvillimi i rëndësishëm i ditës, që ishte seanca plenare. Një seancë në Kuvend, prej 3 javësh kemi të njëjtën situatë që përsëritet. Afera Partizani, si rrjedhojë, edhe për shkak sepse, i gjithë ky aksion i opozitës që ka përqëndruar tashmë për ta zhbërë parlamentin, sipas tyre, për t’u kthyer kushtetueshmëria, por që kuptohet, ka lidhje drejtpërdrejt me dosjen që SPAK e ka marrë si person nën hetim ish kryeminsitrin Berisha për çështjen Partizani”, nënvizoi ai./abcnews.al

Related Articles

Back to top button