AKTUALITET
Berisha nën hetim e dhëndri në burg për aferën “Partizani”, Armina Mevlani habit ndjekësit me postimin e fundit (Foto)
Ish-kryeministri Sali Berisha është nën hetim lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është arrestuar me urdhër të SPAK.
Padyshim që në këtë histori nuk ka dalë pa u prekur e pa u përmendur edhe djali i Berishës, Shkëlzeni.
Ky i fundit nuk ka munguar as me reagimet e tij ndaj GJKKO.
Ndërkohë bashkëshortja e Shkëlzenit, Armina Mevlani ka rralluar posimet në rrjetet sociale, por ajo ka krijuar një bisedë private me ndjekësit e saj nëpërmjet një ‘broadcast channel’ në Instagram.
E duket se aty ajo është ndjerë më e lirshme dhe ka ndarë edhe gjendjen e saj emocionale të momentit.
“Ndonjëherë thjesht dua të largohem nga gjithçka”, shkruhet në postimin që ka ndarë Armina.