“E kam nga një informacion shumë i rëndësishëm”, Kulla publikon hartën: Çfarë duhet për të plasur një luftë botërore
Nesër shënohet një muaj nga nisja e luftës Izrael-Hamas. Mirëpo, eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla, ka deklaruar këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë”, se ekziston një plan që të bëhet një kanal që lidh drejtpërdrejt me Gazën dhe për ta nxjerr jashtë loje Egjiptin dhe qeveritë e tjera arabe.
Sakaq, ai ka zbuluar se ka një burim shumë të rëndësishëm që shefi i Esbullahut i bën dalje Hamasit.
Sipas Kullës, në shkretëtirë duhet hapur një kanal dhe kjo e nxjerr jashtë loje kanalin e Suezit. Mjafton dhe vetëm kaq për të plasur një luftë botërore.
“Ka një plan të bëhet një kanal që lidh drejtpërdrejt me Gazën dhe për ta nxjerr jashtë loje Egjiptin dhe qeveritë e tjera arabe dhe për të bërë një kanal nga Gaza që kalon drejtpërdrejt në Eilat.
Unë e kam nga një informacion shumë i rëndësishëm dhe nuk mund të ta them nga, por duket qartë që sot nga shefi i Esbullahut ju bë dalje Hamasit dhe ia la në derë arabëve. Gjë që unë ta kam thënë që në fillim, mos shikoni nga Irani, po shikoni këtej. Aty në shkretëtirë duhet hapur një kanal dhe kjo e nxjerr jashtë loje kanalin e Suezit. Mjafton dhe vetëm kaq për të plasur një luftë botërore.
Izraeli, Egjipti dhe Jordania e ndan gjirin, nga ana tjetër është Sharmen Shejku. Pra, përpjekja për ta nxjerr jashtë loje kanalin e Suezit mund t’i përfshijë të gjithë arabët në një luftë botërore”, u shpreh Kulla./abcnews.al