BOTA

“Anijet tuaja në Mesdhe s’na trembin”, Hezbollau thirrje për luftë Amerikës: Gati të përballemi me ju


Bejruti ishte bosh këtë të premte, si në një finale të Kampionatit Botëror. Të gjithë në shtëpi dhe në sheshet shiite ndiqnin live fjalimin e liderit të lëvizjes Hezbollah, Hassan Nasrallah.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Libani është tashmë në fushën e betejës”, tha Nasrallah me zgjuarsi.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Që nga 8 tetori ne kemi mbajtur të angazhuar një të katërtën e ushtrisë izraelite, gjysmën e mbrojtjes ajrore të saj dhe një pjesë të madhe të flotës së saj.”

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Referenca është për ditën pas sulmit të Hamasit, por për të cilën shefi i Hezbollaut sqaroi më tej se ishte një sulm me ide “100 për qind palestineze”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Nasrallah u ndal fort tek akuzat mbi SHBA-të, duke thënë se Amerika është përgjegjëse për krimet e Izraelit mbi civilët në rrip. Më tej i paralajmëroi amerikanët se kërcënimet e tyre nuk e trembin Hezbollaun.

“Shtetet e Bashkuara duhet të mbajnë përgjegjësi për krimet e kryera nga Izraeli në Gaza. Ne nuk kemi frikë, kemi mjetet për t’u mbrojtur edhe nga anijet amerikane. Flotat tuaja në Mesdhe nuk na trembin dhe nuk do të na trembin kurrë. Amerikanët kërcënuan se do të bombardojnë jo vetëm Hezbollahun në Liban, por edhe Iranin. Unë u them amerikanëve se kërcënimet dhe frikësimet janë të kota. Ne kemi përgatitur gjithçka për t’u përballur me ju, ne jemi gati. Amerikanë, kujtoni humbjet tuaja në Liban, Irak dhe tërheqjen tuaj poshtëruese nga Afganistani”.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Kleriku në krye të Partisë së Zotit përdori gjithë retorikën e tij mjeshtërore. Ai filloi me tone të buta nga sfera fetare, duke lavdëruar “dëshmorët në rrugën për në Jerusalem” që sakrifikuan jetën kundër Izraelit, e me radhë Hezbollahun, luftëtarët palestinezë, ata të Brigadave Qassam (krahu ushtarak i Hamasit), civilët e Gazës duke përfshirë edhe gazetarët e vrarë.

“Të gjithë ata kanë të drejtën e shpërblimit të botës tjetër, që të shijojnë afërsinë e Zotit pa pasur pranë tyre amerikanë apo sionistë, të cilët sigurisht nuk pranohen në praninë e Tij”, tha Nasrallah.

Ndërkohë, sa i përket Hezbollahut, vlen të theksohet se grupi terrorist ka një kontroll tmerrësisht të fortë ushtarak dhe politik në Liban, dhe u përpoq të luftonte kundër Izraelit në vitin 2006, në një betejë që mori 1200 jetë.

Është një nga grupet joshtetërore më të armatosura në botë dhe është më i frikshmi nga aleatët e Iranit në të vetëquajturin “Boshtin e Rezistencës”.

Izraeli e ka parë prej kohësh grupin islamik shiit si një kërcënim më të madh se Hamasi për shkak të armatimit të tyre shumë më të avancuar, duke përfshirë raketat me precizion dhe rreze të gjatë.

Hezbollahu ka një rezervë prej 150,000 raketash dhe 60,000 ushtarë shumë të trajnuar, të mësuar me luftën pas fushatës së tyre brutale në Siri për të ndihmuar në mbështetjen e regjimit të Bashar al-Assad .

Ekspertët besojnë se Hezbollau po ashtu posedon qindra raketa precize që kanë rreze veprimi deri në 160 milje dhe mund të godasin çdo pjesë të Izraelit. Arsenali i tyre besohet gjithashtu se përmban raketa antitank, anti-ajror dhe anti-anije, si dhe dhjetëra modele të ndryshme tankesh siriane.

Related Articles

Back to top button