KRONIKË

Fier/ Vijon megaoperacioni policor antidrogë, i koduar “Tempulli”.

Përgatiste dhe shiste doza të lëndës narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe një grirëse e kësaj lënde.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast në këtë fushë.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi F. H., 25 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli fizik, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza të lëndës narkotike cannabis sativa që posedoheshin me qëllim shitjen, si dhe një grirëse e kësaj lënde.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button