“Qaj për gruan”, Altin Shira rrëfehet si rrallë herë: Shokët më ngacmojnë, më thonë ‘po çfarë burri je’
Këngëtari Altin Shira mbushet në lot teksa flet për bashkëshorten dhe fëmijët.
I ftuar në “S’e Luan Topi”, surpriza e bashkëshortes e kapi në befasi artistin, saqë ka nisur të tregoi se si u njohën dhe për familjen që formuan.
Pjesë nga biseda:
Erjona: Sa vjeç ke qenë kur je dashuruar me bashkëshorten që ke sot?
Altin Shira: 22-vjeç. Edhe ajo është po në të njëjtën moshë me mua 22.
Erjona: Sa të rinj.
Altin Shira: Të rinj, por kur ta bën zemra bam…
Erjona: Po si ta bëri zemra ‘bam’, na i trego içik si u njohët.
Altin Shira: Të them të drejtën, kur unë isha ushtar prindrit e mi ndërruan shtëpi. Kur mbarova ushtrinë, sepse atëherë nuk na jepnin leje, shkoj në lagjen e vjetër për të takuar shokët me të cilët isha rritur dhe më pas nisem për tek shtëpia e re.
Shikoj, nuk njihja njeri aty. Eksplorova pak, nja 6-muaj vija vërdallë, rrija aty dhe shikoj Edën. Ajo ishte fqinje dhe thash ‘ahh moj komshije’.
Erjona: Po pse, kot janë bërë këngë për komshijet. Po hë, ishte dashuri me shikim të parë.
Altin Shira: Po po patjetër.
Erjona: Po për Edën? Ishte dashuri me shikim të parë apo u desh pak kohë që t’ia fitoje zemrën?
Altin Shira: Jo, u desh pak kohë që t’i fitoja zemrën.
Erjona: Po si ja fitove?
Altin Shira: Po rrija poshtë pallatit aty, prapë poshtë dritares unë.
Erjona: Ti këndoje?
Altin Shira: Vazhdoja unë, aty me orë të tëra. Kur e mora vesh më mbrapa, Eda dëgjonte Michael Jackson, as nuk i pëlqente këngët e mija fare.
Erjona: Po, pse çfarë i këndoje asaj?
Altin Shira: Unë në atë kohë këndoja këngë korçare, serenata. Por me kitarë ato shkonin bukur.
Erjona: Serenata korçare, hajde hajde…
Altin Shira: Po ajo korçare është.
Erjona: Po kur me zërin tënd dhe këngët e tua nuk ra në dashuri, si ja fitove zemrën atëhere? Apo ishte djal serioz?
Altin Shira: Jo. Si çdo familje shqiptare që ka ato traditat, rregullat e veta. Unë vërtet e shikoja dhe më pëlqente Eda, por punët i bëra me familjen.
Erjona: Pra i bëre gjërat serioze me familjen? Kërkove dorën?
Altin Shira: Po, fola me prindrit dhe u thash që më pëlqen kjo vajza, e kemi komshie këtu afër. Më thanë ‘ouu, sa shpejt e gjete’.
Altin Shira: Jam në rregull sepse as nuk qava, as…
Erjona: Po pse po të qash, çfarë? Ku ka më bukur sesa një burr që qan për gruan?
Altin Shira: Në një intervistë që kam dhënë diku tjetër, më ngacmojnë disa shokët e mi. Aty doli Eda për të më përshëndetur dhe të them të drejtën u preka. Mu mbushën sytë me lot. Sa kam hapur telefonin, filluan të më ngacmonin shokët: ‘Po ça burri je? Po ku qan burri për gruan?” Por është më se normale që çdo njeri të emocionohet si për fëmijët, edhe për gruan sepse tek e fundit familja është shpirti dhe zemra e çdo njeriu.
Erjona: Ndihesh me fat besoj që e ke për krah?
Altin Shira: Shumë me fat, kam një familje të mrekullueshme.