Habit Arjan Çani: Regjistrojeni, ja super “kurthi” që Rama i ka ngritur Berishës
Gazetari Arian Çani ka befasuar me deklaratën duke pohuar se ka zbuluar një super kurth që Kryeministri Edi Rama ia ka ngritur Sali Berishës.
Arian Çani insistonte se pas kryeministrit që nuk lëshon asgjë, fshihen arsye krejtësisht politike.
Rama është në kalkulim total. Berisha duhet mbajtur në këtë kuadër deri në vitin 2025 dhe Rama do ju thotë ndërkombëtarëve që këto po i bën një non grata. Duhen legjitimuar 100 e ca deputetë që do të marrë në 2025-ën. Fakti që ai nuk lëshon pe dhe nuk jep asgjë, ai përfiton nga kjo gjë.
Në sytë e ndërkombëtarëve kush po e thyen parlamentin? Non grata, jo Berisha. Është një super kurth i Rames dhe këtu do jemi, janë të regjistruara këto gjëra dhe do i shikoni.
Unë mendoj se liria fitohet me luftë jo me fjalë. Kjo që po bëjnë mos ndoshta fsheh një dobësi, për shkak se nuk arrijnë të mbledhin popullin opozitar në rrugë janë duke e bërë vetë detyrën. Mendoj se nuk po iu ecën mbështetja e popullit, tha Çani në një studio televizive.