POLITIKË

Meta në SPAK/ “Po hetohet rreth rolit të tij për ‘CEZ-DIA’”, gazetarja zbulon detaje: Prokuroria kërkoi informacione nga SHBA për…


Gazetarja Klodiana Lala përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në “Open” ka zbuluar detaje lidhur me vizitën e ish-Presidentit Ilir Meta në SPAK ditën e sotme.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Lala u shpreh se Meta është paraqitur në SPAK sot në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me aferën CEZ-DIA.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ajo zbuloi se SPAK po heton rreth rolit të kryetarit të Partisë së Lirisë për këtë çështje, ndërsa u shpreh më tej se prokuroria ka kërkuar informata përmes një letërporosie nga SHBA për këtë çështje, por edhe hetime të tjera që lidhen me ish-Kreun e Shtetit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“SPAK e ka thirrur Metën për të dytën herë lidhur me aferën CEZ-DIA, çështje e nisur në vitin 2019. Meta është pyetur sot në cilësinë e deklaruesit. Kjo do të thotë se SPAK ende nuk e ka regjistruar Metën si person i cili është i pandehur apo nën hetim, por po heton rreth rolit të tij.

U janë drejtuar edhe SHBA-ve për informacion me letër porosi për të kërkuar të dhëna lidhur me këtë çështje dhe hetime të tjera që po kryhen rreth Ilir Metës. Nëse Meta merr cilësinë e të pandehurit ndryshon edhe fletë thirrja kur merret në pyetje. Në rastin konkret Meta është person që ka dijeni”, zbuloi ajo mes të tjerash.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button