Përmet/ Ngacmonte seksualisht 14-vjeçaren, ndalohet nga policia shoferi i furgonit (Emri). Detajet e rrëfimit nga e mitura
Shoferi i linjës së transportit të nxënësve ndalohet nga Policia e Përmetit pasi dyshohet për ngacmim seksual ndaj një nxënëseje të mitur. Ngjarja ka ndodhur sot ku nxënësja Klarita C. 14 vjeçare nga fshati Katundisht është ankuar tek mësuesja e saj në shkollën 9- vjeçare “Kamber Bënja” në Këlcyrë.
Përditë shoferi i furgonit që transporton nxënësit nga fshati Katundisht Nikolin J. ngacmomte përmes formave të ndryshme 14-vjeçaren madje dhe fizikisht. Kjo situatë ka qënë e përsitshme aq sa sot minorenia u ankua tek mësuesja kujdestare pasi kjo e fundit e pa duke qarë. Menjëherë minorenia është çuar në Policinë e Përmetit ku ka dhënë dëshmi nën prezencën e psikologut.
Vetë nxënësja ka rrëfyer momentet e sikletshme dhe ngacmimet seksuale që i bënte shoferi i furgonit. Pas kësaj është ndaluar shoferi i furgonit Nikolin J. cili po mbahet në dhomat e paraburgimit n Drejtorin Vendore të Policisë Gjirokastr derisa Gjykata e Faktit të shprehet brenda 48 orëve me një vendim.
Njoftimi i policisë:
Këlcyrë, Përmet
Ngacmoi seksualisht një 14-vjeçare në furgonin me të cilin transportonte nxënësit, ndalohet 36-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Këlcyrë pas kallëzimit të bërë nga një 14-vjeçare se drejtuesi i furgonit që transportonte nxënës shkolle, e kishte ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme përreth 1 viti, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat i punës, është bërë kapja e shtetasit N. J., 36 vjeç, banues në fshatin Katundisht, Këlcyrë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë ndalimi i tij për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.