KRONIKË

Detaje tronditëse nga vdekja e 26-vjeçares shqiptare në Itali, makinerinë dyshohet se e ndezi kolegu i saj

Aksidenti në të cilin humbi jetën ditën e djeshme Anila Grishaj, 26-vjeçare në kompaninë ushqimore Bocòn në Treviso, mund të jetë shkaktuar nga një gabim njerëzor.

Kështu bën me dije media italiane La Repubblica, duke ju referuar burimeve hetimore, sipas të cilave mekanizmi që shkaktoi vdekjen e të resë, është aktivizuar pa dashje nga një koleg i viktimës.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

E reja shqiptare ishte në një pozicion të rrezikshëm, por me besimin se pajisja ishte çaktivizuar nga kolegu i saj. Makineria tashmë është sekuestruar.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Prokuroria Publike e Trevisos ka nisur ndërkohë një hetim për mundësinë e vrasjes nga pakujdesia. Sindikatat organizuan një protestë mëngjesin e sotëm jashtë uzinës, punonjësit e së cilës nuk kanë asnjë anëtar të sindikatës. Megjithatë, synimi i shoqatave është të kërkojnë një takim për të trajtuar më me kujdes çështjen e sigurisë.

Në mëngjes, një delegacion i inspektorëve u kthye në kompani. Sipas asaj që mësohet, aktiviteti prodhues ka rinisur rregullisht mëngjesin e sotëm, ndërsa i mbyllur ka mbetur një lokal i lidhur me kompaninë, i vendosur në të njëjtin pallat, ku kryhen aktivitetet e hotelierisë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button