AKTUALITET

‘Shkolla do jetë bosh pa ty’! Po shkonte në punë, mësuesja pëson infarkt rrugës. Dedikimi prekës i nxënësve (EMRI)


Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Dimal, ku një mësuese e identifikuar me emrin Etleva Gjoni ishte duke shkuar në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” kur ra pa ndjenja në tokë. Ajo u transportua në spital ku dhe ndërroi jetë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Nxënësit dhe kolegët kanë reaguar të prekur për ikjen në moshë të re të mësueses, Etleva.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Ky është një nga ato postimet që nuk do të donim të ndanim me ju. E vështirë për ta besuar dhe e dhimbshme për ta pranuar se kolegia dhe mësuesja jonë e dashur Etleva Gjoni nuk do të jetë më midis nesh. Jeta jote njerëzore edhe pse e shkurtër ka siguruar mbijetesën e personit tënd. Na beso mike, errësira që ke lënë është shume e madhe. Të qoftë dheu i lehtë! U prehsh në paqe!”, shkruhet në profilin e shkollës “Sali Gjuka” në facebook.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Presore si je? Nuk do te pyes per detyrat e shtepis apo te ngrihem ne mesim! Dua te te them qe do jesh gjithmon mesuesja ime e preferuar dhe do kesh nje vend te vecant ne zemrat tona! Shkolla do jet bosh pa ty, pa buzeqeshjen tende dhe shakatë e tua!”, shkruan një nxënës në komente.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”


Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button