KRONIKË

Dalin emrat e të arrestuarve nga SPAK, vrasjet do të kryheshin për shkak të hasmërisë mes Martinajt dhe Matës


Pak orë pas arrestimeve të bujshme janë zbuluar detaje mbi akuzat dhe aksionin e mbrëmjes së kaluar që po vijon ende. Ervin Mata, i cili dyshohet se gjendet jashtë vendit sipas gazetares Hoxha, dyshohet për grup të strukturuar kriminal, trafik  narkotikësh  dhe kryerje e veprimeve nga organizata kriminale. Po ashtu masë sigurie është vendosur edhe për Ismail Zenelin që veç akuzave që ka Mata, ka gjithashtu edhe veprën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Bujar Ajeti, nga Kukësi ka të njëjtat akuza si Zeneli. Ndërkohë që Dedian Gjoni, shef i krimeve në Kombinat, i cili është nga Lezha dyshohet të ketë siguruar kushtet për të kryer një vrasje në bashkëpunim me grupin kriminal.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Djali i Erzen Brecanit, dyshohet dhe për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.  Ish zyrtari dhe i ati i Eraldit, Erzen Brecani ka veprën e pastrimit të parave dhe  dhe përkrahje e autorit të krimit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në listë gjenden edhe Bujar Gërmizi , Besmir Murati , Artan Sulejmani , Albert Prenga dhe Bajram Grabova, të dyshuar për trafik kokaine. Grupi trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt vendeve të Bashkimit Europuian.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ndërkohë që planet për të vrarë kundërshtarët ndodhën midis 2019- 2020 në Durrës, Belgjikë dhe Holandë.

Veç prishjes së pazareve për ngarkesat e drogës, shkak i planeve për krime ishte dhe ajo e përplasjes dhe hasmërive midis Ervis Martinit ( i shumë kërkuar dhe me dy masa sigurimi në mungesë arrest me burg) dhe Ervin Matës ( i kërkuar).

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button