AKTUALITET

“Mora fjalë”, Manjani: Këngë e tmerrshme, s’ka lidhje…

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka shprehur kritika të forta lidhur me këngën ““Mora Fjalë” të kënduar nga Shkurte Fejza, e cila u kthye në një hit për tifozët e kombëtares së Shqipërisë, në ndeshjet kualifikuese për Euro 2024.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Manjani nuk nguron ta quajë tekstin e këngës si të tmerrshëm.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Ajo është përdhosje e figurës së Adem Jasharit. Është një këngë e tmerrshme, çohu Adem, pa lidhje, s’ka lidhje, zero.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Por ama po ta thuash këtë publikisht, do të thotë që ti ke përdhosur historinë”, ka thënë Manjani, në një intervistë me GogoCast.

Reklama në FieriWeb

Më tutje ai ka kërkuar t’i shpjegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit tek Kombëtarja e Futbollit.

“Mund të më shpjegoje dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit tek Kombëtarja e Futbollit? Pa lidhje”,tha Manjani.

Pritet që deklaratat e tij të shkaktojnë reagime dhe debate, veçanërisht nga grupet e tifozëve që mbështesin kombëtaren, por edhe figura të njohura.

Rikujtojmë se Shkurte Fejza e këndoi këngën mora fjalë me 12 tetor të këtij viti në stadiumin ‘Air Albania’, ndërsa në “Air Albania” pritej të zbarkonte Çekia.

Related Articles

Back to top button