KRONIKË

9 muaj pas vdekjes së Brisilda Nexhipit/ E ëma ngre dyshime: Nuk bëri aksident, trupi u fsheh


Është risjellë në fokus ngjarjen e rëndë e vdekjes së 22-vjeçares, Brisilda Nexhipi, trupi i së cilës për 52 ditë në morgun e qytetit të Durrësit i paidentifikuar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

6 muaj pas vdekjes së saj, nëna Merita Nexhipi ritrokiti në studiot televizive, këtë herë për të kërkuar drejtësi. Ajo tregoi ecurinë e hetimeve mbi vdekjen e së bijës dhe nxorri në pah detaje mbi dosjen e saj.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

E aksidentuan apo e vranë atë natë? Nëna e saj ngriti dyshime për vdekjen e Brisildës, ndërsa e bindur ajo rrëfeu se nuk bëhej fjalë thjesht për një aksident, por se diçka më e madhe fshihet pas kësaj ngjarje.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Çfarë donte vajza ime në atë orë aty? Kush e çoi vajzën time aty? Kërkoj drejtësi, nuk mund t’i lej autorët të lirë, ndërsa vajza ime kalbet nën dhe. Dyshoj për aksidentin, në dosjen e Prokurorisë nuk ka asnjë dokument dhe foto nga vendi i ngjarjes. Unë jam e sigurtë që trupi u fsheh në morg, si mundet 52 ditë të mos identifikohej? Për 8 ditë vajza ime do ishte varr pa emër. Avokatja jonë zbuloi se pronari i makinës ishte djali i 58-vjeçarit. Dyshimet janë se babai ka marrë autorsinë e ngjarjes për të shpëtuar të birin. Autori i aksidentit ka ndryshuar disa herë dëshminë në Gjykatë. Vajza nuk mund të shkonte e vetme natën në autostradë.” – u shpreh Merita Nexhipi

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Pas vdekjes së Brisildës, e cila la pas një djalë të mitur, nëna Merita duhet të kujdeset për nipin e saj. Me lot në sy ajo rrëfeu se djali e përjetoi keq largimin e nënës nga kjo jetë dhe se vazhdimisht e kërkon.

“Nipi e përjetoi keq, kërkon ende nënën e tij. Dua të vërtetën e Brisildes, çfarë i bënë? Bashkë e nisëm këtë gjë dhe bashkë do ta përfundojmë.” – tha ajo.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Kujtojmë se 22-vjeçarja Brisilda Nexhipi kishte humbur kontaktet me nënën e saj që prej nëntorit të 2022, ndërsa një muaj më pas më 22 dhjetor kishte mbërritur në Shqipëri pa dijeninë e askujt. Mirëpo, e reja u gjet e pajetë mëngjesin e 14 shkurtit të këtij viti në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën e Fllakës. Sipas autoriteteve, e reja ishte përplasur nga një automjet. Trupi i Brisildës qëndroi për 52 ditë në morgun e qytetit të Durrësit, derisa sa u identifikua.

Related Articles

Back to top button