KRONIKË
LAJM I FUNDIT/ Zjarr në katin e pestë të një pallati, ndërron jetë 57-vjeçari
Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit sot në Tiranë.
Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën një 57-vjeçar. Policia bën me dije se zjarri ka rënë rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”, në një banesë në katin e 5–të, të një pallati.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Më datë 25.11.2023, rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 5–të, të një pallati, dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. D., 57 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.