MOTITË NDRYSHME

Stuhia e acartë drejt Ballkanit, bien ndjeshëm temperaturat në vend dhe në rajon/ Si paraqitet situata

Reshjet më të mëdha të borës dhe shiut pritet të godasin më tepër Ballkanin gjatë ditës së diel

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

I ftohti arktik do të mbërthejë një pjesë e Evropës Lindore dhe Qendrore. Parashikimet flasin për një stuhi të acarë, me temperatura të ulëta dhe reshje bore, gjatë gjithë fundjavës.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

I ftohti pritet të mbërrije dhe në gadishullin e Ballkanit, edhe në vendin tonë, ku në disa zona kanë nisur reshjet e borës duke krijuar dhe probleme. Më konkretisht, reshje bore janë regjistruar në veri dhe në juglindje të vendit, si dhe në Krujë e Elbasan.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Nga ana tjetër, në Serbinë veriore reshjet e borës kanë arritur në mbi 25 centimetra, ndërkohë që ka probleme qarkullimin e mjeteve dhe furnizimin me energji elektrike. Bora ka sjellë probleme dhe në veri të Greqisë dhe në zonat malore, si dhe në Maqedoninë e Veriut. Parashikimet flasin për reshje bore deri ne 50 centimetra. Stuhia pritet të zgjasë rreth 48 orë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reshjet më të mëdha të borës dhe shiut pritet të godasin më tepër Ballkanin gjatë ditës së sotme dhe në orët e para të së hënës.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Moti i keq pritet të godasë dhe Italinë, ku parashikimet flasin për reshje bore dhe në kuota të ulëta.

Related Articles

Back to top button