Mirenjohje për gazetarin fierak Kristaq Thano, gjysëm shekulli punë në media.
Kristaq Thano Gazetar ne Televizionin Report Tv
Pervoja ne profesionin e gazetarit.
Kristaq Thano eshte gazetar i mirenjohur ne Fier dhe jo vetëm.
Regjistron mbi 30 vjet ne organet e shtypit dhe te televizioneve ku veprimtaria ne media eshte shtrire si para viteve ’90 deri me sot. Aktualisht eshte gazetar ne televizionin Report Tv si korespondent per Fierin, Roskovecin, Mallakastren dhe Patosin .
Ka filluar aktivitetin si gazetar ne muajin Maj te viti 1974 ne gazeten “Draper dhe Cekan” te Fierit , nderkohe ka bashkepunuar edhe me gazeta te tjera te asaj kohe si Bashkimi ,Puna, ne ATSH si dhe te tjera deri ne vitin 1990
Gjate kesaj periudhe eshte dekoruar edhe me medaljen “Naim Frasheri i Klasit te Dyte” me motivacionin “per kontributin e dhene ne shtypin e perditshem”.
Ka mare pjese ne disa trajnime dhe kurse per ngritjen profesionale si gazetar ne Durres, Tirane , si dhe ne qytetin e Fierit. Keto trajnime kane rritur ndjeshem shkallen e profesionalizmit te tij ne angazhimin intesiv ne media.
Pas viteve ’90 ne fillimet e demokracise ne vend ka punuar fillimisht ne gazetat Repubika, Ballkani dhe Shekulli . Nderkohe qe ka qene kryeredaktor ne nje gazete lokale qe dilte ne Fier dhe financohej nga USAID.
Gjithashtu ka punuar si gazetar ne fushen e medias vizive me detyren e gazetarit ne TVA, TV KOHA, PLANET, 12 vite ne televizionin Klan, ne televizionin Ora NEWS dhe sot aktualisht eshte gazetar ne Report Tv ku dhe vazhdon te mbuloj te gjitha aktualitetet per qarkun e Fierit.
Ne vitin 2002- 2006 ka qene zedhenes i Gjykates Fier si dhe sekretar gjykate.
Nderkohe prej kater vitesh është Kryetar i “AEJ”Albania – Shoqata e Gazetarëve Europian, Seksioni Shqiptar Dega Fier . Kontributi i gazetarit te mirenjohur Kristaq Thano eshte nje gur themeli dhe shembull pozitiv ne gazetari per t’u marre shembull nga te rinjte qe aspirojne te ushtrojne profesionin e gazetarise sa te bukur por dhe te veshtire. Kristaq Thano eshte nje profil për t’u marrë shembull.