AKTUALITET

“S’mund të vazhdohet me metoda të ’45-ës”/ Tensionet mes dy vendeve, ish-presidenti Moisiu mesazh Greqisë


Ish-presidenti, Alfred Moisiu feston sot 94-vjetorin e lindjes.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gjatë intervistës së tij për Euronews, ish-presidenti tha se pavarësisht se mosha bën të vetën ai ndihet mirë. Teksa komentoi situatën poltike në Shqipëri, Moisiu u ndal të marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë në lidhje me çështjen “Beleri” dhe veton e Athinës për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Moisiu tha se veto e Greqisë është e patolerueshme dhe se dy vende fqinje si Shqipëria dhe Greqia duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për të pasur raporte të shkëlqyera.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sipas Moisiut kushtëzimi nëpërmjet Belerit, që Greqia po i bën Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE është politikë e vjetër që nuk çon askund. Ish-presidenti pohoi ndër të tjera se ky qendirn nuk e nderon Greqinë, për këtë arsye ai tha se Athina zyrtare duhet të bëjë një kthesë për sa i përket politikave që aplikon në raport me Shqipërinë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Alfred Moisiu: Preteksti është preteks. Në rastin konkret Gjermania tha që s’mund të ngatërrohen problemet bilaterale me problemet ballore që ka Europa. Kjo duhet të ishte mësim për Greqinë.Veto e Greqisë është e patolerushme. Greqia duhet të bëjë kthesë. Nuk mund të vazhdohet në 2023 me metodat e 1945, Beleri dihet kush është. Por të mbash një fugurë si Belerri për të krijuar përplasje mes dy vendeve fqinje tregon një qendrim politik të vjetërsuar. Sot kur të gjithë tentojnë të hynë në Europë edhe Greqisë i bëhet mirë që ballkani të ndalojë të qenurit në situatë që të ketë të paparitura. Greqisë nuk i bën nder një qendrim i tillë. Ne kemi qenë korrekt dhe jemi në raportet mioqësore dhe fqinjësore dhe duam që të jenë korrekt dhe ndaj nesh.

Alfred Moisiu kujton frazën që ka thënë në Samitin e 2003 në Selanik për Greqinë

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Alfred Moisiu: Unë përdor gjithmonë një fjalë, të cilën për herë të parë e përdorur në samitin e 2003 në Selanik. Shokun dhe mikun mund t’i zgjedhësh, por fqinjin ta jep Zoti. Pra me fqinjin duhet gjetur mënyra se si të bashkëjetosh, flas kur kemi kontradikta, jo më me një fqinj që jemi në rrugë të përbashkët për sa i përket politikës ekonomike dhe mbrojtëse.

Ish-presidenti foli edhe për drejtësinë në Shqipëri.

Sipas Alfred Moisiut në Shqipëri është bërë goxha punë me sistemin e drejtësië së re. Ish-presidenti tha se puna e nisur nuk duhet lënë për gjysmë dhe se duhet kurajo që drejtësia të japë frytet e saj në Shqipëri.

Alfred Moisiu: Unë mendoj se puna që është bërë deri tani me drejtësinë e re, mbështetja që na është dhënë nga SHAB dhe BE, por dhe goxha dhimbje e madhe është krikuar sepse dhjetëra prokurorë dhe gjyqatrë kanë dalë jashtë skeme, për arsye që dihen. Këto tregojnë se nuk mund ta lëmë punën për gjysmë. Puna duhet të vazhdojë deri në fund. Kemi lënë në harresë kurajon. Çdo profesion ka vështirësiotë e tij. Unë kam kaluar 40 vjet në uniformë. Edhe drejtësia ka rrezikshmërinë e saj. Kemi harruar kurajon civile.

Komenti i Alfred Moisiut për situatën Kosovë-Serbi.

Moisiu apeloi që Shqipëria dhe Kosova të përgatiten për të përballuar për një kohë të caktuar një sulm ushtarak të mundshëm.

Alfred Moisiu: Bota nuk është e qetë dhe ne na takon të mendojmë për këto probleme, të jemi gati dhe të marrim masa pasi çdo gjë mund të ndodhë. Dihet para çdo frtune të madhe nisin furtunat e vogla. Një furtunë është lufta në Ukrainë, u hap lufta me Hamasin por dhe në kufirin tonë mes Kosovës dhe Serbisë ka probleme. Ka pasur tentativa të rrezikshme dhe mund të hapen probleme të mëdha. nKjo duhet të bëjë që të mendojnë dhe politikanët dhe ushtarakët secili për pjesën që i takon. Pavarësisht se çfarë ndodh në Ukrainë dhe Izrael duhet të shohim se çfarë po ndodhë te ne në Kosovë. Ne si komb duhet të mendojmë se si duhet të mbrohemi. Pavarësisht se gjysma jonë është pjesë e NATO-s, duhet të përballojmë vetë për një kohë të caktuar sulmin e armiqëve të mundshëm dhe kjo kërkon masa serioze dhe përgatitje serioze ekonomike dhe ushtarake.

Related Articles

Back to top button