KRONIKË

“Nuk duhet të nxitohemi tek pista e përfitimit të parave”/ Vrasja e Liridona Murselit, Karamuço: Duhen zbuluar elementët kryesorë të ngjarjes, orientimi seksual i bashkëshortit të së ndjerës apo nëse ishte përdorues i drogës


Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në një program televiziv ku analizoi vrasjen e Liridona Murselit nga bashkëshorti i saj.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Karamuço tha se nuk duhet të nxitohemi tek pista e përfitimit të parave nga siguracioni që Liridona kishte në Suedi.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ai tha se për të arritur te gjetja e motivit duhet parë dhe personaliteti i bashkëshortit i cili kreu një vrasje të tillë me paramendim.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Karamuço theksoi se duhet parë orientimi i tij seksual, konsumi i lëndëve narkotike, apo nëse kishte borxhe dhe luante bixhoz.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Një nga 4 elementët kryesorë me të cilat bëhet hetimi është ana subjektive, pra motivi dhe qëllimi.

Një nga pistat ka të bëjë me një siguracion. Pyetja që ne bëjmë është kur është bërë siguracioni për jetën. Në çfarë date? Kur është bërë kërkesa për divorc dhe pse është kthyer mbrapsht dhe a ka lidhje me këtë siguracionin? Sidomos kur ka paramendim kërkohet patjetër motivi.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ajo që kemi lënë në të gjithë këtë pazëll shtë dhe diçka tjetër, personaliteti i organizatorit të kësaj vrasjeje. Çfarë përfaqëson ai, çfarë çrregullimesh të personalitetit ka?

Duhen parë dhe tipare të tjera nëse është përdorues droge ose jo, orientime të caktuara seksuale, ose jo, borxhe ose lojëra fati?

Nxitimi për të kryer një vrasje me paramendim nëse është për shkaqe financiare, pista e përfitimit të siguracionit, duke marrë një kosto shumë të madhe që të rrisë fëmijët jetim.

Të gjitha këto elemente duhen sqaruar një më një. Motivi qasja dhe nxitja duhet të sqarohen. Policia e ka pyetur dy herë, në vendngjarje dhe pas ngjarjes dhe ka parë që s’kanë qenë të njejta.

Fëmijët japin versione të ndryshme dhe babai jep versione të ndryshme”, tha Karamuço.

Related Articles

Back to top button