AKTUALITET

Shqipëria merr letrën e presidencës spanjolle për kapitujt e parë të antarësimit në BE


Shqipëria ka marrë më së fundi letrën e presidencës spanjolle të Bashkimit Europian, me kërkesën për paraqitjen e urdhërrëfyesve për kapitullin e parë të procesit të bisedimit për anëtarësim.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Letra është miratuar nga këshilli i përfaqësuesve të përhershëm në Bashkimit Europian. Ajo u miratua pas një peripecie diplomatike shumë të ethshme të Gjermanisë dhe presidencës spanjolle të BE për të bindur Greqinë që mos bëhej pengesë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Shqipëria kishte përmbyllur me sukses procesin ‘skrining’ pas shumë muajsh bisedimesh mes grupeve të ekspertëve. Ndërsa po përgatitej hapi i dytë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, Greqia lajmëroi se do bllokonte procesin për shkak të pakënaqësisë me të cilën po trajtohej çështja e Fredi Belerit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Fati i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës u vendos si kusht grek për Shqipërinë. Por, pas presionit diplomatik të Gjermanisë, Athina u tërhoq duke e cilësuar dhënien e letrës si procedurë dhe se do trajtonte Belerin si kusht në vazhdim. Ngërçi tani u kalua dhe bisedimet për anëtarësim të Shqipërisë në BE, nisin së shpejti me shqyrtimin e dy temave thelbësore. E para është çështja e sundimit të ligjit, ku Shqipërisë i duhet të japë llogari për shumë çështje dhe këtu Athina mund të gjejnë argumentin për të vendosur kushtet.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Çështja e dytë është reforma në administratë. Procesi i bisedimeve pritet të jetë i gjatë për disa vite por përfundon me anëtarësimin final. Drejtuesit politikë të Bashkimit Europian vendosin si afat vitin 2030 kur Shqipëria mund të hyjë në Bashkimin Europian./

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button