Raynair anulon pas 12 orësh fluturimin nga aeroporti i Rinasit, qytetarët: Kemi pritur që mbrëmë, na thanë se avioni kishte…
Një avion i Ryanair që do të shkonte nga Tirana në Romë e ka anuluar pas rreth 12 orësh fluturimin e parashikuar të kryhej mbrëmë.
Qytetarët që ishin pasagjerë në avion kanë telefonuar në neës24 dhe kanë dërguar video nga situata e krijuar pas një pritjeje gjatë gjithë natës. Ata thonë se kishin pritur 12 orë për t’u nisur drejt Romës. Fillimisht iu ishte thënë se avioni kishte një defekt dhe se po punohej për ta rregulluar.
Kjo zgjati orë të tëra dhe pas 7 orësh pritje në aeroport pasagjerët ishin futur në avion ku gjithashtu kanë pritur pas asnjë lajm. Vetëm sot në mëngjes komandanti i njoftoi në mikrofon se dështuan ta zgjidhin difektin dhe se duhet të kthehen në shtëpi, duke iu dhënë sigurinë se do të kompensohen.
Qytetarët shprehen të indinjuar se shumë prej tyre shkuan te agjencitë e udhëtimit, të cilat nuk kishin njoftim për anulim dhe për rrjedhojë nuk bënë kompensim. Ata shprehen se humbën jo vetëm paratë, por edhe prenotimet që kishin bërë për qëndrimin e tyre në Romë