BOTA
Shokuese! Vajza gjen trupin e dekompozuar të së ëmës në sënduk
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku u zbulua se trupi i një gruaje ishte dekompozuar në një sënduk.
Ngjarja ka ndodhur në Caserta të Italisë.
Trupi i 77-vjeçarjes u gjet nga e bija e cila e shokuar ka telefonuar policinë.
Viktima quhej Concetta dhe jetonte në Mondragone të Italisë me një prej vajzave por siç raportohet trupin e ka gjetur vajaza tjetër që nuk kishte jetuar me të.
Trupi është drguar në morg dhe policia po mundohet të zbardhë ngjarjen.
Nga hetimet dyshohet se vdekja e të moshuarës mund të ketë ndodhur një muaj më parë.