Financat do fillojnë të përmirësohen, por… Horoskopi i ditës së Hënë 11 Dhjetor 2023
Dashi
Mërkuri do ju ndihmojë t’iu shkoni deri në fund gjërave gjatë kësaj dite dhe do ja dilni mbanë me shumë sukses. Nuk do i lini asgjë rastësisë. Për ju që keni një lidhje gjithçka do shkojë mirë dhe do i zgjidhni edhe disa çështje të mbetura pezull. Ju beqarët, nëse doni të gjeni dashurinë, shpreheni këtë dhe mos hezitoni të merrni iniciativa. Duhet të jeni më të hapur me shoqërinë dhe t’i lini ata t’ju ndihmojnë kur keni nevojë. Në punë duhet të jeni më tolerantë në mënyrë që marrëdhëniet me kolegët të rregullohen. Në planin financiar Hëna do ju bëjë parashikues të mirë dhe do merrni masat e duhura para se të shpenzoni. Nuk do keni më ankthin e dikurshëm.
Demi
Sot çdo gjë do varet nga mënyra sesi ju do veproni. Po u treguat liberalë më shumë nga sa duhet të tjerët do përfitojnë dhe mund t’iu rrëzojnë. Nëse keni një lidhje mos e toleroni shumë atë që keni pranë sepse do vijë një ditë kur ai do abuzojë me bujarinë tuaj. Më mirë ndaleni që tani sesa atëherë kur çdo gjë të ketë shkuar shumë larg. Për beqaret nuk është dite me fat. Ne pune sot do jete mundësia e fundit për te konkretizuar një projekt qe e doni shume. Edhe një nga ëndrrat tuaja do te realizohet. Përfitoni sa me shume nga kjo dite! Sipas Horoskopit Vip, financat do jene më të kënaqshme dhe kjo falë përkujdesit të treguar prej kohësh. Ja që kur bën përpjekje arrin atë që do.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do jeni të përqendruar në atë që keni për të bërë dhe çdo gjë do iu ecë vaj. Askush dhe asgjë nuk do mundet t’iu pengojë dot. Nëse keni një lidhje duhet të bëni plane për të ardhmen tuaj sepse ka disa çështje që nuk mund të presin më. Kushtojini edhe me shumë vëmendje partnerit. Nëse jeni beqarë kërkojeni sot princin e kaltër sepse mundësitë do jenë shumë të mira. Në punë duhet të mbështesni një mikun tuaj. Nëse ai ka për të nënshkruar një kontratë lexojeni edhe ju dhe ndihmojeni për të marrë vendimin e duhur pasi nesër ai do jetë mbështetja juaj më e madhe. Me financat bëni shumë kujdes sepse ka rrezik që situata të jetë goxha e trazuar dhe delikate. Nëse gaboni askush nuk do ju mbështesë më pas.
Gaforrja
Sot do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë për të ndryshuar rutinën dhe me pak mund do ja dilni. Pasditja do jetë edhe më e privilegjuar për të marrë vendime. Ju që jeni në një lidhje do kaloni momente romantike me partnerin dhe do ndiheni shumë të lumtur. Nuk do iu mungojë as liria e as pavarësia. Ju beqarëve do iu jepet mundësia për të njohur dikë interesant. Mos e lini t’iu ikë nga duart sepse do të pendoheni. Në punë ka ardhur koha të vendosni pak rregull dhe të zgjidhni disa probleme të lëna pezull. Nëse i kaloni këto, gjithçka do shkojë për mrekulli. Do keni mbështetjen e miqve për gjithçka. Marsi do influencojë në sektorin financiar. Do bëni shumë shpenzime dhe për pasoje buxheti do dobësohet.
Luani
Nëse doni të flisni mendohuni mirë para se të shpreheni në mënyrë që mos thoni gjëra të kota apo që mund të dëmtojnë të tjerët. Nëse keni një lidhje, si ju ashtu edhe partneri do tregoheni tolerantë. Do flisni për ato që keni kaluar dhe për të ardhmen së bashku. Mos bëni shumë plane, por merrini gjërat si t’iu vijnë. Ju beqarët do joshni pa pushim. Mundësitë për takime do jenë të shumta, por nuk duhet të nxitoheni për asnjë arsye. Në punë gjithçka do shkojë mirë. Përfitoni nga kjo ditë për të qenë më të pavarur dhe pse jo të kërkoni një punë më të mirë. Me financat tregohuni më vigjilentë dhe mos shpenzoni kuturu nëse nuk doni të keni probleme.
Virgjëresha
Sot do bëni mirë të dëgjoni intuitën sepse ajo nuk do ju çojë në rrugë të gabuar. Jeta sentimentale po përmirësohet dita ditës për ju që keni një lidhje. Do doni të qëndroni çdo çast pranë atij që doni dhe nuk do keni shumë kohë për të takuar me miqtë. Mos e fajësoni veten sepse dashuria të pushton dhe nuk mund t’i largohesh. Më mirë flisni me ta në telefon dhe do ju kuptojnë. Nëse jeni beqarë më mirë bëni durim edhe disa ditë. Në pune do keni shumë konkurrencë, por fati do jetë në anën tuaj. Do i habisni të gjithë edhe me këmbënguljen. Në planin financiar keni për t’u përballur me vështirësi dhe në disa momente do ju duket çdo gjë e pamundur për të ndryshuar. Dijeni se shpesa nuk duhet humbur asnjëherë.
Peshorja
Jupiteri dhe Mërkuri do bëhen aleatë gjatë kësaj dite dhe do ju nxitin të jeni më të logjikshëm. Do kërkoni të kuptoni gjithçka dhe jo të gjykoni. Nëse keni një lidhje, Venusi do iu ndihmojë të zgjidhni keqkuptimet që keni pasur me partnerin. Në tërësi pas mesdite atmosfera do jetë më e ngrohtë. Përfitoni për t’i shprehur më tepër ndjenjat. Një takim i papritur do ua ndryshojë jetën ju beqarëve. Mos e lini këtë mundësi t’iu ikë nga duart, por as mos mendoni të hidhni hapa të mëdhenj. Sipas Horoskopit Vip, në punë do ketë ndryshime të papritura në favorin tuaj. Përfitoni sa më tepër për të treguar se kush jeni dhe sa vleni. Buxheti duhet pasur më tepër nën kujdes. Reflektoni dhe gjeni mënyrën e duhur për të përmirësuar situatën.
Akrepi
Nëse nuk i kundërshtoni gjithë kohës të tjerët dhe tregoheni të logjikshëm më çdo gjë, nuk kanë për t’iu ndodhur të papritura sot. Nëse keni një lidhje duhet të ndryshoni rutinën e jetës së përditshme. Vetëm ashtu marrëdhënia juaj do përmirësohet dhe partneri nuk do i hedhë sytë diku tjetër. Nëse jeni vetëm mendojini mirë mundësitë që ju dalin para dhe shqyrtojeni secilën me kujdes. Në punë nuk duhet të bëni asgjë pa u menduar mirë. Nëse keni nevojë për ndihmë kërkojani një miku. Shprehini opinionet tuaja dhe reagoni nëse s’jeni dakord me një vendim. Për financat do jeni të ndërgjegjshëm dhe do dini të bëni kufizimet e duhura.
Shigjetari
Venusi dhe Hëna do ua zgjerojnë diapazonin gjatë kësaj dite. Po të jeni edhe më diplomatë e të sinqertë do jetë edhe më mirë. Me Marsin, planetin e dëshirës dhe seksualitetit, kjo ka për të qenë një ditë e mrekullueshme për ju që keni një lidhje. Sensualiteti juaj do të rizgjohet dhe do joshni më tepër. Edhe për ju beqarët do jetë një ditë mjaft e mirë. Do keni takime, por duhet thjesht të jeni më të hapur. Nëse në punë keni gjëra për të thënë bëjeni sot sepse nuk do pendoheni. Gjeni vetëm mënyrën më të mirë për t’u shprehur. Me financat duhet të veproni me largpamësi. Pritet të jete një ditë me fat nga e cila mund të përfitoni për të bërë ndonjë investim të vogël.
Bricjapi
Për shkak të pozicionimit jo të mirë të Diellit në qiellin tuaj, sot do bëheni agresivë kur të keni rivalitet të fortë sidomos në planin profesional. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia me partnerin nuk do shkojë ashtu si duhet dhe mund të keni edhe mosmarrëveshje. Mundohuni t’i rregulloni gjërat në mënyrë që ai që keni pranë mos shkojë tek dikush tjetër. Hëna dhe Dielli do të bëhen aleatë për t’iu plotësuar ju beqarëve ëndrrat e mëdha. Dashuroni dhe do ndiheni të dashuruar. Në punë gjërat nuk kanë për të shkuar aq mirë sa ju keni menduar e sidomos nëse ushtroni aktivitetin në fusha strategjike. Financat nuk do jenë aspak të mira kështu që bëni kujdes.
Ujori
Planetët do ua bëjnë ditën të bukur sot dhe do ju mbajnë larg telasheve. Bëni atë që do ndieni në çdo moment. Falë influencës së Venusit ju të dashuruarit do mund ta shijoni deri në fund lumturinë. Do ndryshoni edhe rutinën dhe do filloni ta programoni me qetësi të ardhmen. Për ju beqarët do jetë një ditë goxha e përshtatshme për takime. Papritur mund të bini edhe në dashuri me shikim të parë. Me thënë të drejtës askush nuk do jetë indiferent ndaj sharmit tuaj. Në pune do merrni frytet e përpjekjeve të mëdha e të lodhshme. Do nisni një projekt të ri dhe do e dini shumë mirë rrugën që duhet të ndiqni. Buxheti do përmirësohet dhe ju do ndiheni edhe më të qetë.
Peshqit
Marsi do sjellë ndryshime gjatë kësaj dite. Bëni vetëm kujdes me padurimin që mund t’iu nxjerrë nga rruga e duhur. Ju që jeni në një lidhje, edhe pse do keni shumë gjëra për të bërë, duhet të gjeni kohën për t’ia kushtuar të dashurit të zemrës suaj. Nuk do pendoheni, pasi me të do kaloni momente të paharruara. Për ju beqarët pritet një takim i veçantë. Do e kuptoni menjëherë sa ta shikoni se ai është personi i duhur me të cilin do kaloni jetën dhe do iu sjellë mjaft lumturi çdo moment. Në punë do jetë një fillim i ri edhe më i bukur nga sa e kishit menduar. Financat do fillojnë të përmirësohen, por gjithsesi ju duhet të bëni kujdes me shpenzimet.