BOTAVIDEO

VIDEO/ Bilanci: Në një javë sekuestrohen 11 tonë me kokainë në Spanjë, ‘mall’ i bandave shqiptare të drogës


Në vetëm një javë, Policia Kombëtare ka sekuestruar 11 tonë kokainë në Galicia dhe Valencia të fshehura në kontejnerë detarë nga Amerika Latine, në atë që përfaqëson kapjen më të madhe të kësaj droge në Spanjë dhe një goditje të rëndë për organizatat shqiptare, më “i fuqishëm” aktualisht në Evropë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Këtë të martë përgjegjësit e Njësisë për Drogën dhe Krimin e Organizuar të Policisë Kombëtare së bashku me ata të Agjencisë Tatimore kanë detajuar rezultatet e dy operacioneve të ndryshme të kryera në fund të nëntorit dhe në javën e parë të dhjetorit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nga njëra anë, operacioni Tonara ka qenë kapja më e madhe e kokainës në Galicia me 7.5 ton drogë të hequr nga kontejnerë dhe të fshehur në ton të ngrirë, që rezultoi në arrestimin e pesë personave. Operacioni i dytë, i quajtur Fulgor, ka lejuar arrestimin e 15 personave – i fundit prej tyre dje në Madrid – dhe sekuestrimin e 3.5 tonë drogë që mbërriti më shumë se një muaj më parë në portin e Valencias.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Siç theksoi edhe kryekomisar i Brigadës Qendrore të Narkotikëve, Antonio Duarte, megjithëse janë dy operacione të ndryshme, ka disa hallka të përbashkëta. Pas të dyja dërgesave qëndrojnë rrjetet shqiptare, të cilat janë organizatat që kanë monopolizuar dërgesën e drogës drejt Europës në kontejnerë të dyfishtë nga deti”, theksoi ai.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button