AKTUALITET

Frrok Çupi parashikon ‘fatin’ e ‘non-gratës’ pas kërkesës së SPAK për arrestim: Berisha do të jetë një i burgosur i përjetshëm, pas hekurave për shumë vitet do të vihet edhe…

Analisti Frrok Çupi ka deklaruar në një studio televizive se ish-kryeministri Sali Berisha do të ketë një i burgosur i përjetshëm, për arsye të veprave që ne i shohim mbi dhe.

Ai ka theksuar se kjo çështje do të mbyllet deri në fillim të vitit që vjen dhe do shikojmë drejtësinë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

“Ndodhemi në pozita kur po e shikojmë drejtësinë dhe aq më tepër SPAK për arsye të disa akteve të forta që do të zhvillohen dhe besoj që do të mbyllet kjo gjë deri në fillimin e vitit që vjen, sepse nuk është ngjarje e vogël, është ngjarja më e madhe që i ka ndodhur shtetit, ku presidenti dhe kryeministri do të jenë prapa hekurave të burgut për shumë vite.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Nuk dimë deri kur do të shkojë kjo punë, mund të shkojë deri në burgim të përjetshëm, unë mendoj që Berisha do të jetë i burgosur i përjetshëm për arsye të atyre veprave që ne i shohim mbi dhe. Por akti është i sotëm, çfarë zhvillon drejtësia më vonë është një gjë që do ta shohim hap pas hapi”, tha Çupi.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button