KRONIKË

Vrasja në Peqin, kontrolle intensive në burgjet e sigurisë së lartë

Pas vrasjes në burgun e Peqinit, Forcat Operacionale po ushtrojnë kontrolle në të gjitha burgjet e sigurisë së lartë.

Mësohet se janë duke u kontrolluar sektorët ku janë personat me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe të dënuar për vepra të rënda penale, në qytete të ndryshme.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Kujtojmë se vrasja e të dënuarit Arben Lleshi nga një tjetër i dënuar Sokol Mjacaj bëri që të gjitha forcat e Policisë së Shtetit të mobilizohen për ruajtjen e sigurisë e rendit në burgjet e vendit. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi për gazetarët se prokuroria po kryen hetimet dhe autori do merret në pyetje për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button