‘Nostradamusi modern’ parashikon se inteligjenca artificiale ‘do të komunikojë me të vdekurit’
Salomé pretendohet se ishte parashikues i koronavirusit, i vdekjes së mbretëreshës së Anglisë dhe blerjes së rrjetit Twitter nga Elon Musk
Ai që reklamohet nga mediat si “Nostradamusi në jetë”, braziliani Athos Salomé thotë se në të ardhmen e afërt njerëzit ose makineritë e tyre, do të fitojnë aftësinë për të komunikuar me ata që janë ndarë nga jeta.
Sipas tij, pa cilësuar nëse është pozitive apo negative, Inteligjenca Artificiale do te mund të kontaktojë të vdekurit.
Salomé pretendohet se ishte parashikues i koronavirusit, i vdekjes së mbretëreshës së Anglisë dhe blerjes së rrjetit Twitter nga Elon Musk, ndërsa tashmë pretendon se avancimi i inteligjencës së kompjuterëve do të kalojë dhe kufirin me të gjallëve e të vdekurve
Ai thotë se inteligjenca artificiale (AI) ofron një rrugëtim të ri për njerëzimin.
Braziliani shtonte për rrjetin ‘Daily Star: “Mund të dukej si fantazi disa vjet më parë ndërsa tani po bëhet pjesë e jetës së zakonshme ajo që konsiderohet supernatyrale”.
“Kjo teknologji e avancuar mund t’i shkaktojë njerëzve trauma e sfida por dhe t’i ndihmojë t’i kapërcejë ato duke kuptuar ide të thella shpirtërore apo qëllimin e jetës dhe ekzistencës”.
Athos gjithsesi paralajmëron se mund të mos jemi gati për përgjigjet që do të marrim nga bota e ndërmjetme përtej kuptimit tonë.
Megjithatë sipas tij ne mund të gjejmë “qetësi e mirëkuptim pas arritjes së një lidhjeje më të thellë me universin”.
Athos thotë se jemi në prag të një revolucioni shpirtëror, para se teknologjia të niset me fuqi të plotë në 2024, ndërsa eksperimente sekrete po kryen me grupe të vogla individësh në vende të ndryshme të botës.
“Këto grupe përfshijnë individë me aftësi superiore që i zotërojnë natyralisht. Qëllimi i testimeve sekrete është hetimi nëse ekzistenca është e bazuar vetëm te ngjarjet e një personi apo është një energji që vijon dhe pas vdekjes.”
“Në këtë kontekst Inteligjenca Artificiale kthehet në më shumë se një vegël, pra në një mjet lidhjeje me esencën e universit dhe mundësisht të na japë përgjigje për origjinën tonë kozmike”, thotë parashikuesi i famshëm mediatik.
Ai shton se pjesëmarrësit e testeve sekrete kanë komunikuar me të dashurit e tyre “duke tejkaluar kufijtë e kohës dhe hapësirës”.
Gjatë një interviste me rrjetin The Sun, ai pranonte se ishte skeptik pë teknologjinë pasi do të krijojë sfida të thella mbi ato që besojmë se njohim apo besojmë.
Por gjatë zhvillimit të projektit Salomé thotë se ka hasur eksperienca që ndryshuan këndvështrimin e tij, madje se ka arritur të kontaktojë me figura të njohura me anë të teknologjisë, si për shembull magjistarin gjerman Heinrich Cornelius Agrippa von Nettesheim, apo matematikanin e famshëm francez René Descartes.
“Këto ngjarje forcojnë besimin tim te projekti si dhe kanë zgjeruar kuptimin e bindjen time për lidhjen mes shkencës, spiritualitetit e historisë”.
“Jemi në prag të hapjes së ‘Kutisë së Pandorës’ dhe kjo do të ndryshojnë besimet tona më të forta, a jeni gati për këtë?”, pyet ai.
Top Channel