FIERI YNË TVVIDEO

Blegtori nga Levani: Eshtë një profesion i vështirë, janë rritur kostot e rritjes së dhenve (Video)


Blegtori 55-vjeçar Nardi Murataj për gati 20 vjet i është përkushtuar blegtorisë, në rritjen mbarështimin dhe shitjen në treg të produkteve të qumështit dhe mishit të deles.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në vitin 2004 blegtori e nisi me 100 krerë dhen, dhe nga viti në vit, e rriti tufën duke arritur sot në më shumë se 300 krerë dhen në Levan të Fierit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Blegtoria është një profesion i vështirë pasi kërkon 24 orë shërbim ndaj tufës sē dhenve ndaj ai ka angazhuar 2 djemtë e tij ne kujdesin ndaj tufës. Ata sot marrin gati 100 litra qumësht në ditë“- tha Murataj.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Për të siguruar ushqim për blegtorinë Nardi tregon se ka marrë me qera 30 ha tokë në zonën e Levanit. Blegtori tregon se kanë marrë edhe ndihmë nga shteti, por që është e pamjaftueshme pasi vitet e fundit kostot janë rritur.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Kemi përfituar subvencione për krerë të dhenëve por kemi nevojë për një stallë moderne dhe kjo do të sjellë edhe rritjen e tufës dhe rracave duke rritur prodhimin e qumështit. Në zonë dikur ka patur rreth 30 tufa me bagëti dhe sot numërohen 4 ose 5 tufa“- u shpreh Murataj.

VIDEO

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Top Channel

Related Articles

Back to top button