KRONIKË

FIER/ U kapën në flagrancë, në tentativë për të vjedhur në një biznes në lagjen “Apollonia”, arrestohen 2 vëllezër. (EMRAT)


U arrestuan pasi tentuan të vidhnin në një biznes, shtetasit Arteus Muhaj dhe Besnik Muhaj vëllezër

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Fier

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

U kapën në flagrancë, në tentativë për të vjedhur në një biznes, arrestohen 2 vëllezër (me precedentë të theksuar në këtë fushë).

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sekuestrohen leva dhe kaçavida që do t’i shërbenin vjedhjes me thyerje.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Gjatë patrullimeve 24/7, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllimin madhor garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Patrullës së Përgjjthshme të Komisatiatit të Policisë Fier, mbrëmjen e djeshme, kanë konstatuar 2 shtetas që po tentonin të vidhnin me thyerje, në një biznes në lagjen “Apollonia”.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, janë kapur dhe vënë në pranga këta 2 shtetas, konkretisht: A. M., 28 vjeç dhe B. M., 25 vjeç, vëllezër, të dy banues në Fier, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mjetet (levë dhe kaçavidë) që po përdornin ata, për të thyer derën e biznesit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅

Related Articles

Back to top button