LAJM I FUNDIT/ Tentoi të vrasë 2 persona me thikë, arrestohet në Fier 43-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
Tentoi të vriste me thikë 2 shtetas, kapet dhe vihet në pranga gjatë operacionit policor të koduar “Convert”, 43-vjeçari i shpallur në kërkim, Bledar Qoku (Manaj (Haziza).
Policia e Fierit bën me dije se si rezultat i këtij operacioni u kap në lagjen “1 Maji” dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim: Bledar Qoku alias Bledar Manaj alias Bledar Hazizaj., 43 vjeç, banues në Fier.
Fier/Vijon operacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Tentoi të vriste me thikë, 2 shtetas, kapet dhe vihet në pranga gjatë operacionit policor të koduar “Convert”, 43-vjeçari i shpallur në kërkim. Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Convert”, si rezultat i të cilit, u kap në lagjen “1 Maji” dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim: B. Q. alias B. M. alias B. H., 43 vjeç, banues në Fier. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vleftësuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga autoritetet e drejtësisë në Gjermani, ndaj këtij shtetasi, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi në vitin 2014, në Gjermani, ka tentuar të vrasë me thikë, 2 shtetas turq, njërin nga të cilët e ka plagosur rëndë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. #angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔 #tëvendosurkundërkrimit✅ #nëçdoskajtëvendit🇦🇱 #nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️ #denonconë112📞 ✅