Fier/ Familjarët e Dëshmorëve të Policisë, në kujdesin dhe vëmendjen e vazhdueshme të Policisë së Shtetit
Ditën e sotme, në ambientet e DVP Fier, me rastin e festës së ndërrimit të viteve, u organizua një aktivitet festiv gjatë të cilit, shërbimet e Policisë së Fierit shpërndanë dhurata simbolike, për familjarët e Dëshmorëve të Policisë, të rënë në krye të detyrës.
Drejtori i DVP Fier Drejtues i Parë Lorenc Panganika ka falënderuar punonjësit e Policisë që kontribuan për këtë gjest të veçantë në këto ditë festash, i cili tregon kujdesin dhe vëmendjen e vazhdueshme që punonjësit e Policisë tregojnë ndaj familjarëve të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit.
Në vijim, Drejtori i DVP Fier u shpreh gjithashtu se fëmijët dhe familjarët e Dëshmorëve të Policisë, janë pjesë e pandarë e familjes së madhe të Policisë së Shtetit, dhe se dera e Policisë së Shtetit, është gjithmonë e hapur për ta.