FIERI YNË TVVIDEO
Emigrant në SHBA, i riu nga Fieri ndihmon 40 familje me pako ushqimore.
Prej 11 vitesh është emigrant në SHBA, por nuk harron të bëjë bamirësi për njerëzit në nevojë të vendlindjes së tij.
Flori Bushi, prej 6 vitesh në prag të ndërrimit të viteve, u vjen në ndihmë familjeve të varfëra në bashkinë Fier,
Këtë fundvit ai ka mundësuar 40 pako ushqimore, për familjet më të varfëra të këtyre zonave. Kjo praktikë është kryer prej tij për 6 vite me radhë, për t’i bërë sadopak të lumtura këto familje në ndërrimin e viteve.
Ka qene jo vetem idea e Florianit por edhe 3 femijeve te tij ,me qellim qe te gezojne edhe bashkemoshataret e tyre ne keto festa