KRONIKË

Aksidenti i makinës së Gardës në Selitë, shoqëronte familjarë të gjyqtares së GjKKO, Irena Gjoka. Detaje të reja

Detaje të reja vijnë nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Selitë. Mësohet se polici që shkaktoi aksidentin, Izidor Heta, është me detyrë në policinë rrugore.

Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e efektivit të policisë rrugore. Ai ka udhëtuar me shpejtësi, e si pasojë e shpejtësisë, goditi makinën e gardës që shoqëronte gjyqtare e gjykatës së Posaçme Irena Gjoka.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në dëshminë e dhënë, polici është shprehur se ai ka humbur kontrollin e ka goditur mjetin e gardes, për shkak të shiut e terrenit rrëshqitës, por në fakt ai ishte tej normave të qarkullimit rrugor. Ndërsa shoferi i gjyqtares Gjoka, Ardian Disha, në deklarimet e tij është shprehur se polici i ka ndjekur ato që prej Rinasit, e deri në Selitë, ku gjyqtarja kishte shkuar në aeroportin “Nënë Tereza”, për të pritur djalin e saj.

Sipas të dhënave, gjatë kësaj rruge, Garda e Republikës, pra shoqëruesit e gjyqtares, i kanë kërkuar  tre herë personit të aksidentit që të distancohej dhe të mos hynte më në eskortim, por  polici rrugor nuk është bindur, derisa shkaktoi aksidentin.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Për këtë shkak pritet të sekuestrohen edhe kamera sigurie për të parë veprimet e tij. Kujtojmë se një muaj më parë, Garda e Republikës shtoi masat e sigurisë fizike për gjyqtaren antikorrupsion, Irena Gjoka, të cilës nga katër truproja iu vendosën 6 edhe në banesë.

Shtimi i sigurisë ndodhi mbas sulmeve verbale ndaj gjyqtares, pas vendimit të datës 20 tetor, ku vendosi detyrim paraqitje  për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe arrest me burg për Jamarbër Malltezin. Gjyqtares Gjoka për mbrojtjen e saj i janë vënë 4 truproja, kjo për shkak të detyrës, që ajo mban si drejtuese e Gjykatës së Posaçme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button