KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Mori me forcë në makinë një vajzë dhe tentoi të kryej marrëdhënie pa dëshirën e saj, arrestohet 38-vjeçari në Fier. (EMRI)

Një 38-vjeçar është arrestuar në Fier pasi mori peng një 27-vjeçare dhe më pas tentoi ta përdhunonte në banesën e tij. Sakaq ai ka dhunuar edhe nënën e tij, pasi ka ndërhyrë për të larguar 27-vjeçaren nga banesa.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Njoftimi i policisë Fier:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 38 vjeç, banues në Grizë, Patos.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ky shtetas, ditën e djeshme, dyshohet se ka marrë në automjet dhe e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, një shtetase 27 vjeçe, me të cilën ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Reklama në FieriWeb

Gjatë kësaj kohe, ky shtetas ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar 27-vjeçaren nga banesa.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. Y., 38 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

-Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në hyrje të qytetit të Lushnjës, automjeti me drejtues shtetasin B. D., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Sh. D.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në motomjet, shtetasja S. D., e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Related Articles

Back to top button