KRONIKË
Makina përplas motoçikletën në Lushnjë, plagosen rëndë çifti i bashkëshortëv
Një aksident është regjistruar sot në hyrjen jugore të qytetit të Lushnjes. Një automjet ka përplasur motocikletën ku udhëtonin burrë e grua. Si pasojë e përplasjes, dy bashkëshortët janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë.
Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku paraprakisht mësohet se shoferi i mjetit është ndaluar dhe po merret në pyetje mbi rrethanat e aksidentit.