KRONIKË

Përfundon operacioni i evakuim-shpëtimit në ndërtesën ku ra zjarri, 39 qytetarë dhe 3 zjarrfikës në spital jashtë rrezikut për jetën


Operacioni i evakuimit në qëndrën tregtare ku ra zjarri mesditën e sotme në qytetin e Lushnjes ka përfunduar. Policia e Shtetit bën me dije se në operacion morën pjesë forcat RENEA, Forcat e Sigurisë Kombëtare, Njësitë Shqiponja, si dhe shërbimet e Komisariatit të Lushnjes.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në vendngjarje ishin gjithashtu dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku, Drejtori Vendor i Policisë Fier Lorenc Panganika dhe kreu i Emergjencave Kombëtare Haki Çako.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Policia njofton se janë evakuuar 39 qytetarë nga ndërtesa kur ra zjarri dhe 3 punonjës zjarrfikës, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sakaq, është ngritur një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe rënies së zjarrit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Përfundoi operacioni i evakuim shpëtimit në qendrën tregëtare në Lushnjë. Në operacion për evakuimin e qytetarëve morën pjesë Forcat Renea, Forcat e Sigurisë Kombëtare, Njësitë Shqiponja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe zjarrfikësit.

Në vendngjarje ishin Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Zëvëndës Drejtori i Përgjithshëm Sokol Bizhga, Drejtori Vendor i Policisë Fier Lorenc Panganika, Drejtues të tjerë të DVP Fier dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Janë evakuuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore rreth 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Related Articles

Back to top button