KRONIKË
Vështirësohet sërish situata në Lushnje, flakët përfshijnë dy kate të pallatit
Aktualisht, vatra e zjarrit në qëndrën tregtare “Metropol”, Lushnje ka marrë një agravim për shkak të flakëve që kanë përfshirë hapsirën që bashkon dy kullat e objektit. Kjo sipërfaqe që është aktivizuar zjarri, përbëhet nga material druri dhe kartosere.
Forcat operacionale po punojnë për normalizim të situatës. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
Sakaq, siç raportohet kati i katërt ku edhe nisi zjarri po shkrihet i tëri nga flakët, të cilat kanë filluar të zbresin drejt fasadës duke e përkeqësuar situatën dhe duke e komplikuar për forcat zjarrfikëse, të cilët e kanë të pamundur të futen në ndërtesë për shkak të përmasave të flakëve.
Në vendngjarje janë mjete dhe forca zjarrfikëse nga Tirana, Durrësi, Fier, Vlora dhe Berati.